Connect with us

Lajme

“Bama bukën gati se jam ka vijë e nuk vanohna” – Babai i djalit që u vra në Gllogjan rrëfen në gjykatë

Publikuar

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën në Pejë ka nisur seanca lidhur me vrasjen e tre personave në Gllogjan të Deçanit. Si dëshmitar gjatë ditës së sotme është dëgjuar Beqë…

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën në Pejë ka nisur seanca lidhur me vrasjen e tre personave në Gllogjan të Deçanit.

Si dëshmitar gjatë ditës së sotme është dëgjuar Beqë Hamzaj, babai i djalit të vrarë në autobus, i cili po kthehej nga shkolla më 26 nëntor të vitit 2021.

Në fjalën e tij para trupit gjykues Hamzaj foli për momentin kritik.

“Atë natë djali im i ndjeri, diku edhe 25 në 7 i ka shkru nanës së vet “Bama bukën gati se jam ka vijë e nuk vanohna.”. Mu zakonisht djali m’vijke në 15 në 7 ose 10 në 7. E kam marr telefonin dhe e kam thirre. Aty ishte lajmëruar një djalë tjetër. Më është lajmëruar një djalë tjetër. Më ka thënë mos e leni pa ardhë se na kanë gjujtë me automat në autobus” – tha Hamzaj.

Për këtë vrasje të rëndë po akuzohen Kreshnik, Halil e Kastriot Mehmetaj.

Viktima ishin 2 nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., dhe shoferi i autobusit G.Gj.

Vrasja kishte ndodhur në orët e mbrëmjes deri sa një autobus po qarkullonte në rrugën nëpër Gllogjan.

Gjatë seancës së kaluar ndaj kryefamiljarit Mehmetaj dhe dy djemve të tij pati rrëfime në detaje nga të akuzuarit dhe familjarë të viktimave.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj kishin planifikuar vrasjen dhe kishin ndarë detyrat, për mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, kurse babai tyre i kishte shtyrë në këto veprime.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar fajësinë për akuzat që u vihen në barrë nga Prokuroria.

Gjykata e Pejës kishte aprovuar kërkesën e prokurores Gashi dhe kishte caktuar masën e paraburgimit për të tre.

Tutje në janar të vitit 2022 njërit nga të arrestuarit më 11 dhjetor të vitit 2021 i është zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.

Lajme2 minutes ago

Feti Abazi: “Së shpejti fillon Qendra Ditore për të Moshuarit, në komunën e Bogovinës”

Maqedoni6 minutes ago

Rrëzoi punëtorin e EVN-së nga shkallët dhe goditi kolegun e tij, arrestohet 47-vjeçari në Shkup

Lajme14 minutes ago

Lajm i keq: Rritje e re e çmimit të naftës në tregjet globale

Lajme14 minutes ago

“Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

Maqedoni19 minutes ago

BDI ngre pikëpyetje nëse VLEN-i është i bashkuar! VLEN: Jemi në fazën përfundimtare të regjistrimit si parti

Lajme50 minutes ago

Rizvanolli arsyeton kontratën 73.2 milionë euroshe të KEK-ut me ESM-në, për shitjen e qymyrit në Maqedoni të Veriut

Lajme1 hour ago

Çerdhja e Përshefcës në Komunën e Tearcës drejt hapjes, fillon aplikimi për paraqitje

Maqedoni1 hour ago

Pyetje për Ali Ahmetin: nëse e ke ndaluar ndarjen, cili ishte kuptimi i luftës së vitit 2001?

Maqedoni1 hour ago

10 emigrantë kapen në një “Fiat Tipo”, arrestohet shoferi në “Bogorodicë”

Shqipëri1 hour ago

“Verë e zezë në Shqipëri”, PD: Vrasje, zjarre dhe tritol! Turisti kthehet me arkëmort…

Lajme2 hours ago

Zeqirja Ibrahimi: Nëse nuk ka qenë në agjendë ndarja, federalizimi apo kantonizimi, cili ka qenë vizioni për Maqedoninë?

Maqedoni2 hours ago

AKI: Asnjë këngëtar shqiptar s’ishte pjesë e manifestimit për 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

NA NDIQ NË FACEBOOK