Lajme
Azizi për anëtarin në KSHZ: Duan edhe postet e pushteti edhe të opozitës

Adnan Azizi nga Lëvizja BESA ka reaguar ndaj deklarateve të ministrit të Drejtësisë, Krenar Llogës i cili gjatë ditës tha se vendi në KSHZ i takon ASH-së.
Sipas Azizi kjo ndodh vetëm në Maqedoni dhe me subjektin Aleanca për shqiptarët e cila dëshiron edhe postet e pushtetit por edhe ata të opozitës.
”Kjo mund të ndodh vetëm në RMV dhe vetëm në një subjekt si ASH-ja! Ministri që është në Qeveri, e që për postin e ministrit e la pozitën e anëtarit në KSHZ thotë: Na takon anëtari i KSHZ-së që me ligj i takon opozitës! Imagjinoni, e duan edhe pushtetin edhe ministritë por edhe pozitat e opozitës. Udhëtojnë bashkë me BDI-në e LSDM-në me moton “Bashkë drejtë Rusisë” storje të tilla vetëm atje do gjeni!” – shkruan Adnan Azizi në rrjetin social facebook. /Zyrtare.net















