Lajme
Avokatja Aurora Mulhaxha flet për Insajderin: Klienti im u intervistua dhe u lirua në procedurë të rregullt

Insajderi sot ka raportuar që Shqipron Kuka është denoncuar për kanosje, rast ky që lidhet me një tentim vrasje, ku në paraburgim janë dërguar dy persona me mbiemrin Kuka. Këtu…
Insajderi sot ka raportuar që Shqipron Kuka është denoncuar për kanosje, rast ky që lidhet me një tentim vrasje, ku në paraburgim janë dërguar dy persona me mbiemrin Kuka.
Këtu shiko raportimin e Insajderit: Tentim-vrasja në Pejë- Shqipëron Kukës i hapet rast në polici për kanosje, dy të dyshuarit e tjerë në paraburgim – Insajderi
Avokatja e Shqipron Kukës e kontaktuar nga Insajderi ka dhënë një version tjetër krahasuar me versionin që ka dhënë avokati i viktimës.
“Klienti im është intervistuar edhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kjo pasi që i njëjti ka dorëzuar kundër prova që e rrëzojnë poshtë pretendimin për kanosje“, ka thënë Aurora Mulhaxha për Insajderin.





















