Connect with us

Lajme

Aksion në Leposaviq, sekuestrohen mallra ushqimore

Publikuar

Policia ka vazhduar operacionin e datës 21 dhjetor 2023 në Leposaviq, nën dyshimin për “tregti të ndaluar” dhe “shmangie nga tarifat doganore”. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar mallra ushqimore nga…

Policia ka vazhduar operacionin e datës 21 dhjetor 2023 në Leposaviq, nën dyshimin për “tregti të ndaluar” dhe “shmangie nga tarifat doganore”.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar mallra ushqimore nga depo e një marketi.

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ne bashkëpunim me  Njësitin Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës, sot me date 23.12.2023 kenë vazhduar operacionin që kishte filluar me 21.12.2023 në Leposaviq”.

Gjatë kontrollit në depon e një marketi, pronë e të dyshuarës G.T., (viti i lindjes 1968, femër kosovare), janë gjetur dhe sekuestruar  nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK