Connect with us

Lajme

Aksidentalisht bie nga pema, vdes një 71 vjeçar në Suharekë

Publikuar

më

Një 71 vjeçar ka vdekur të dielën në fshatin Mushtisht të Suharekës. Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, ai ka ndërruar jetë pasi aksidentalisht ka rënë nga një pemë…

Një 71 vjeçar ka vdekur të dielën në fshatin Mushtisht të Suharekës. Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, ai ka ndërruar jetë pasi aksidentalisht ka rënë nga një pemë në tokë, shkruan Gazeta Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit.

“Sot me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Suharekë është raportuar për një vdekje aksidentale. Policia sapo e ka marrë informtën ka shkuar ne drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës. Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra , me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi për Gazetën Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK