Connect with us

Lajme

Aksident në Rahovec, lëndohen tre persona

Publikuar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti që ka ndodhur sonte në Rahovec. Në aksident ishin të përfshirë dy automjete. Kështu ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës…

Tre persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti që ka ndodhur sonte në Rahovec.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete.

Kështu ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës për Gazetën Insajderi.

“Rreth orës 20:05 është raportuar aksident trafiku në rrugën “UÇK” në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve materiale tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK