Ndryshe
Abazoviq ngriti në këmbë të gjithë lokalin në Beograd, festoi fitoren e Partizanit

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është argëtuar mbrëmë në një lokal në Beograd ndërsa disa video janë shfaqur në rrjetet sociale.
Siç raporton “Berane Online” në Instagram e gjithë taverna këndon së bashku me Dritanin.
Ky i fundit po festonte fitoren e klubit të basketbollit të Partizanit kundër Panathinaikosit.
Gjersa këngëtarja Ilda Shauliq këndonte “Ndal, zemër, më lër të të përcjell”, Dritani këndonte njëzëri me miqtë e tij.
Kjo bëri që shumica të qeshin ndërsa shumë njerëz komentuan nën video dhe njëri në veçanti bie në sy – “Gjithçka lulëzoi për ty, Dritan”. /Telegrafi/
View this post on Instagram
View this post on Instagram
The post Abazoviq ngriti në këmbë të gjithë lokalin në Beograd, festoi fitoren e Partizanit appeared first on Telegrafi.






















