Connect with us

Lajme

Vrasje e rëndë në tentativë në Mitrovicën e Veriut, policia jep detaje

Publikuar

më

Policia ka raportuar se pas një zënke verbale, një person ka sulmuar dhe therur me thikë një tjetër në Mitrovicë të Veriut të dielën. Më pas, i dyshuari është larguar…

Policia ka raportuar se pas një zënke verbale, një person ka sulmuar dhe therur me thikë një tjetër në Mitrovicë të Veriut të dielën.

Më pas, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut për tretman mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.

Rasti është inicuar si “vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.

NA NDIQ NË FACEBOOK