Connect with us

Maqedoni

VMRO: Incidenti në Kuvend është i orkestruar nga Apasiev, LSDM dhe BDI

Published

on

Incidentet e “Së majtës” në Kuvend janë një dramë transparente dhe e dakorduar mes Apasiev-it dhe “Të Majtës” me BDI-në dhe LSD-në, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

“Aq më tepër që nga sot në Kuvend ka filluar të funksionojë koalicioni aktual i LSD-së, të “Majtës” dhe BDI-së në qytetin e Shkupit. Është vërtet i çuditshëm reagimi i dhunshëm i “Së Majtës” për Rregulloren, në krahasim me heshtjen në Kuvend për propozimin francez apo për skandalin e onkologjisë.

Në fakt, Apasiev, kur nuk ishte pro filibusterimit dhe ishte partner koalicioni i LSD-së dhe këshilltar i PSP-së, komplotoi që kryetari i kaluar i Kuvendit Veljanovski të përjashtohej me shuplaka, shkelma dhe grushta”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK