Sport
Vinicius 3 muaj jashtë, Reali hidhet në sulm për lojtarin e Gjermanisë

Vinicius Junior u dëmtua gjatë ndeshjes Kolumbi-Brazil (2-1), sfidë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026.
Sulmuesi brazilian do të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave të blerta, një humbje e madhe kjo për Realin e Madridit.
Në kushte të tilla, “Los Blancos” po presin merkaton dimërore për të siguruar një përforcim në ofensivë.
Lexo edhe:
- Formacioni i mundshëm, Shqipëria me gjashtë ndryshime ndaj Ishujve Faroe
- FOTO/ “E dua kombëtaren me gjithë zemër”, Broja: Qarkullojnë shumë të pavërteta
- Zyrtare/ Trajneri i Partizanit, presidenca merr vendimin përfundimtar
- Plas te Çekia, trajneri përjashton 3 futbollistë para finales me Moldavinë
I përzgjedhur i klubit spanjoll është Timo Werner, sulmuesi i Leipzigut dhe kombëtares së Gjermanisë.
Trajneri Carlo Ancelotti nuk e mohoi mundësinë e afrimit të një lojtari ofensiv në merkaton e janarit.
Werner pëlqehet shumë nga presidenca dhe trajneri italian, dhe te Reali po përgatitin një ofertë zyrtare për 27-vjeçarin.
The post Vinicius 3 muaj jashtë, Reali hidhet në sulm për lojtarin e Gjermanisë appeared first on SuperSport.






















