Connect with us

Shqipëri

VIDEO/ Shkatërrohet grupi i grabitësve, tre vlonjatë në pranga, mes tyre një i mitur

Publikuar

VLORË- Tre vlonjatë, mes të cilëve edhe një i mitur, janë arrestuar për vjedhje. Policia thotë se ato janë autorë të tre vjedhjeve të kryera gjatë muajit tetor në biznese dhe banesa.

Njëri nga autorët rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, ndërsa gjatë kontrollit kishte me vete një sasi lënde narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar para dhe sende të vjedhura, një automjet i marrë me qira nga autorët për të shkuar në vendet ku vidhnin, si dhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë./ abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK