Shqipëri
VIDEO/ Makinat të bëra shoshë, pamje nga aksidenti me një viktimë në Bulqizë

ABC News ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Bulqizë, ku për pasojë ndërroi jetë një 25-vjeçar dhe dy të tjerë u plagosën.
Nga pamjet, shihet se të dyja automjetet e përfshira në aksident janë bërë shoshë, teksa përplasja ka qenë e fortë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë. Viktima është identifikuar si Esmerald Nika.
Ndërkaq, dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Bulqizës.
Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi në daljen nga Rruga e Arbrit për në qytetin e Bulqizës. Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë./abcnews.al




















