Kosovë
(VIDEO) Hajdutët me kallashnikovë plaçkitin bizhuterinë dhe gjuajnë drejt policisë në Suharekë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Suharekë, ku si pasojë e shkrepjeve të armëve të zjarrit një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i plagosur.
Këtë e ka konfirmuar për Periskopin, zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi.
Fatmirësisht, polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë, teksa Bytyqi ka bërë me dije se katër personat që kryen këtë vepër janë në arrati.
Nga pamjet e publikuara më poshtë, shihet se tre prej grabitësve kanë hyrë brenda në lokal, ndërsa njëri ka bërë roje nga jashtë lokalit.





















