Bota
VIDEO/ Avioni rrëzohet në oborrin e qendrës tregtare, vdes piloti

Një avion i vogël me një motor u rrëzua në parkingun e një qendre tregtare në Teksas të martën pasdite.
Piloti humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Ai ishte personi i vetëm në bordin e aeroplanit të vogël “Mooney 20”, i cili u rrëzua në veri të Aeroportit Air Park-Dallas në Plano, Teksasm sipas një zëdhënësi të FAA.
Autoritetet nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e rrëzimit. Pas rrëzimit, avioni u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën në një automjet të parkuar.
Fire and police crews are on scene. FAA says the there was only the pilot on board the single engine Mooney M20.#Plano | #Texas pic.twitter.com/Mo7Vezf181
— BOOM!US (@HeadlineRoundup) November 22, 2023
















