Connect with us

Shqipëri

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 3 makina luksoze

Publikuar

Tre makina luksoze janë përplasur mëngjesin e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur në Kashar ku njëra prej makinave luksoze është batuar duke hipur mbi trafik-ndarësen e betonit. Dyshohet se shkak për aksidentin e trefishtë është bërë një parakalim i gabuar. Range ka shtyrë mbi bordurë Audin teksa Benzi me targa angleze ka përplasur dy mjetet nga pas.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e drejtuesve deri më tani. Pritet të zbardhet dinamika e aksidentit në vijim. Aksidenti i trefishtë ka përkeqësuar radhët e gjata të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK