Connect with us

Shqipëri

“Vetëm na lini të jetojmë”, flet nëna e një prej foshnjave të evakuuara nga spitali “Al-Shifa”

Publikuar

Ditën e sotme një grup prej 28 foshnjash të lindura para kohe janë evakuuar nga spitali kryesor në Gaza, i cili është i rrethuar nga forcat izraelite. Ndërkohë një grua, nëna e një prej foshnjeve që u evkuuan nga spitali “Al-Shifa”, është lutur që lufta të përfundojë teksa ka treguar historinë e familjes së saj.

Duke folur me gazetarët në vendkalimin Rafah, Lobna al-Saik, nga Gaza, tha se lindi vajzën e saj 10 ditë para shpërthimit të luftës.

Ajo ka lindur para kohe ka thënë nëna e foshnjes teksa ka treguar më shumë detaje mbi historinë dhe situatën në të cilën ndodhet familja e saj. “Ajo nuk ishte aspak mirë, më 7 Tetor duhej të vizitoja vajzën time në spital, ajo kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështu që e vendosën brenda në inkubator që të merrte frymë siç duhet. Në ditën e tretë të luftës më duhej të ikja (burri i saj qëndroi) nga zona pasi na kishin kërkuar të evakuonim shtëpinë tonë. Sapo e evakuuam shtëpinë tonë, ajo u bombardua. Ne shkuam në jug. Natyrisht që ajo po qëndronte në “Al-Shifa”, nuk e dija që spitali do të ishte në shënjestër.”

Në javët në vijim gjendja shëndetësore e vajzës së saj u përkeqësua për shkak të mungesës së ushqimit.

“Ajo u kthye për të jetuar me oksigjen, i cili është shumë i rrezikshëm për fëmijët.”

Në fjalën e saj gruaja u shpreh se donte t’i tregonte botës se këto foshnja janë të pafajshme, janë të parakohshme. Ajo u lut për ndalimin e luftës.

“Ne nuk duam asgjë nga askush, ne jemi të përgatitur të jetojmë nën çadrën në shtëpitëtona të rrënuara, vetëm na lini të jetojmë.”/tvklan.al

Advertisement
Lajme30 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri7 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK