Connect with us

Lajme

Vendimit i UEFA, reagon Ballkani

Publikuar

më

Klubi futbollistik “Ballkani” ka reaguar pas vendimit të UEFA-s që ndeshjen ndaj Plzenit mos ta luajë në “Fadil Vokrri” por në “Air Albania”. Klubi nga Suhareka tha se aty ku…

Klubi futbollistik “Ballkani” ka reaguar pas vendimit të UEFA-s që ndeshjen ndaj Plzenit mos ta luajë në “Fadil Vokrri” por në “Air Albania”.

Klubi nga Suhareka tha se aty ku shqiptarët e bashkuar me kombëtaren e Shqipërisë shënuan rezultat historik në kualifikimet për “Euro 2024, të enjten do të zbres kampioni i Kosovës, që po ashtu tash e disa vite, sipas tyre, ka bërë bashkë futbollistët nga të gjitha trevat shqiptare.

“FC Ballkani ndeshjen më të rëndësishme të deritanishme në UECL, do ta zhvillojë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, si nikoqir i Viktoria Plzen”.

“Skuadra jonë që po ndërton në vazhdimësi rezultate historike në nivel të klubeve, çdo herë është mbështetur nga tifozët e të gjitha viseve shqiptare. Andaj ky duel evropian, është edhe një mundësi për të qenë përsëri krahë njëri-tjetrit në stadiumin ikonik, në kërkim të një suksesi të radhës me përmasa evropiane”, thuhet në reagimin e Ballkanit.

Kujtojmë se UEFA e ka detyruar Ballkanin që ndeshjen ndaj Plzenit ta luajë në “Air Albania”, pasi “Fadil Vokrri” s’i plotëson kriteret, si shkak i dëmtimeve të fushës pas ndeshjeve të fundit.

“Le të dëgjojë gjithë bota mbarë, kështu rri bashkë, gjithë populli shqiptar”, thuhet në fund të reagimit të Ballkanit.

Lajme24 minutes ago

Hodai: Kryeministër, na tregoni nenin që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Maqedoni53 minutes ago

Banesa me 20 për qind ulje për çiftet e reja – në Aerodrom një metër katror mund të kushtojë 954 euro!

Shqipëri58 minutes ago

Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit

Lajme2 hours ago

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, Admir Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajme2 hours ago

Hodai alarmon: Jepen diploma pa dije, pa u paraqitur studentët asnjë ditë të vetme në fakultet

Lajme2 hours ago

Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

Maqedoni3 hours ago

Lloga akuzon VMRO-në dhe VLEN-in për pengimin e fëmijëve shqiptarë që të festojnë me veshje kombëtare

Shqipëri3 hours ago

Nis Samiti i “Growth Plan”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së! Mbërrin Marta Kos, pritet nga Rama

Lajme4 hours ago

Ahmeti dhe Thaçi në Kuvend vetëm 4 herë gjatë vitit, por mbi 25 mijë euro pagë vjetore!

Maqedoni4 hours ago

Kuvend me rekorde të turpshme: Ahmeti dhe Thaçi vetëm në 4 seanca, 6.322 euro për çdo paraqitje!

Kosovë4 hours ago

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kosovë4 hours ago

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK