Lajme
Vdes një person pas një aksidenti mes tri veturave në rrugën Kaçanik-Ferizaj, pesë të tjerë të lënduar

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të premte rreth orës 21:10 në rrugën Kaçanik-Ferizaj. Lajmin e…
Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të premte rreth orës 21:10 në rrugën Kaçanik-Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.
Reka ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Reka për Telegrafin.
Mësohet se viktima është e moshës së re.




















