Connect with us

Kosovë

Vdes infermierja Fitore Zenelaj, simbol i luftës kundër kancerit, la pas vetes tri vajza

Publikuar

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta infermierja Fitore Zenelaj.

Për vdekjen e infermieres kanë njoftuar familjarët e saj, të cilët kanë bërë të ditur se ajo ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë.

“Të nderuar familjarë, miq, shokë, dashamirë, me dhimbje dhe pikëllim të madh, ju njoftojmë se më e dashura jonë Fitore Zenelaj pas një sëmundje të rënde ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë, me datë 13.11.2023. Për ditën dhe orën e varrimit, do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Ndryshe, infermierja Zenelaj është përballur për disa vite me sëmundjen e kancerit dhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën ndaj kësaj sëmundjeje.

Ajo ka lënë pas vetes bashkëshortin dhe tri vajza.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK