Lajme
Vdes Feim Elshani – Insajderi

kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se ka vdekur sot Feim Elshani nga fshati Nagac. I ndjeri një ditë më parë kishte pësuar plagë pasi shtëpia e tij u…
kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se ka vdekur sot Feim Elshani nga fshati Nagac.
I ndjeri një ditë më parë kishte pësuar plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri.
Fillimisht ai ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe më pastaj është transferuar në QKUK për trajtim, ku dhe ka vdekur. Dyshohet se zjarri në shtëpi ka shpërthyer dje pasdite si pasojë e bombolave të gazit.
Elshani kishte dëshmuar për krimet serbe para Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit në Hagë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.



















