Connect with us

Kosovë

Vdes 41 vjeçari në Pejë, e godet vetura dhe ikë

Publikuar

Vetura ka goditur për vdekje një këmbësor në rrugën “Bill Klintoni” në Pejë. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës. I dyshuari është larguar nga…

Vetura ka goditur për vdekje një këmbësor në rrugën “Bill Klintoni” në Pejë.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me datë 26. 11. 2023  rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton  në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes”.

Policia njofton se personi që ka humbur jetën është i moshës 41-vjeçare.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar  mjeku kujdestarë. Trupi i viktimës  SH. G.  mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit  të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK