Connect with us

Kosovë

Vdes 20 vjeçari në vendin e punës, dyshohet se ra në mikserin për përzierje të betonit

Publikuar

Një person 20 vjeçar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40 në fshatin Budrikë e Epërme, Komuna e Parteshit.

“Më datën 06.11.2023, rreth orës 11:40 Stacionit Policor Partesh ka pranuar informacion se në fshatin Budrikë e Epërme, komuna e Parteshit se viktima mashkull, kosovar shqiptar, rreth 20 vjeçar derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës (fabrikë për prodhim të tullave dekorative) ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima me urgjencë është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësorë, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, ka thënë ai.

Tutje Hashani tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante, prokurori i shtetit dhe inspektori i punës.

“Rrethanat se si ka ndodhur rasti po hetohen nga hetues të hetimeve rajonale Gjilan në koordinim me prokurorin e shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Hashani.

Siç mëson Telegrafi, viktima dyshohet se derisa ishte duke punuar ka rënë në mikserin për përzierjen e betonit. /Telegrafi/

 

Lajme4 minutes ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme53 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni1 hour ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni1 hour ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni2 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë3 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni3 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni3 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë3 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme3 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni3 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

NA NDIQ NË FACEBOOK