Connect with us

Lajme

U bë për spital nga hajdutët e armatosur, 54-vjeçari nga Fieri rrëfen momentin e tmerrit: Më goditën pa pushim në kokë me tytën e armës dhe…

Publikuar

Sokol Bajgorja i cili u dhunua barbarisht në banesën e tij, në Baltëz të Fierit ka treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar nga dhunuesit.

“Isha vetëm në shtëpi, kur tre persona hynë me forcë në banesë dhe më dhunuan. Por nuk arritën të më vidhnin gjë. Mungesa e energjisë elektrike e bëri situatën më të vështirë, pasi me tytën e armës, të armatosurit më godisnin pa pushim në kokë”, ka dëshmuar 54-vjeçari.

54-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal te Fierit, ku dëmtimet me të mëdha i ka marrë në fytyrë. Ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK