Lajme
Tjetër ngjarje e rëndë në Prishtinë- Theret për vdekje një person

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Prishtinë. Një person ka mbetur i vdekur pasi është therur me thikë në rrugën “Ali Vitia”, shkruan Insajderi. Rastin…
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Prishtinë. Një person ka mbetur i vdekur pasi është therur me thikë në rrugën “Ali Vitia”, shkruan Insajderi.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, konfirmoi Ahmeti për Insajderin.
“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha ajo tutje.




















