Lajme
Tentohet të formohet për herë të tetë Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore

Për herë të tetë edhe sot (e enjte) do të tentohet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet…
Për herë të tetë edhe sot (e enjte) do të tentohet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Kjo, pasi ky konstituim i këtij Komisioni, ka dështuar shtatë herë radhazi, për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje.
Arsyeja e bojkotimit është se opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.













