Connect with us

Kosovë

Sulmohet seksualisht një e mitur në Gjakovë, dhunuesi dyshohet se është djali i dajës

Publikuar

Një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore në Komunën e Gjakovës. Rasti raportohet të ketë ndodhur me 27 tetor ndërsa i dyshuari…

Një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore në Komunën e Gjakovës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur me 27 tetor ndërsa i dyshuari është arrestuar me 5 nëntor.

Policia ka konfirmuar rastin duke njoftuar se kanë nisur hetimet.

SULM SEKSUAL Gjakovë  27.10.2023 – 13:00. Me 05.11.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar dhe ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.

Klankosova.tv raporton se i dyshuari i moshës madhore (18-vjeç), është djali i dajës së viktimës, vajzës së mitur (16-vjeçare).

Rasti është inicuar nga Prokuroria si “Sulm seksual”./ Gazeta Insajderi/

NA NDIQ NË FACEBOOK