Connect with us

Bota

Shqiptari përplasi për vdekje 21-vjeçaren greke, nëna e saj: I paligjshëm nga koka te këmbët

Publikuar

Teksa ka kaluar një vit nga aksidenti tragjik ku mbeti viktimë 21-vjeçarja Ema nga Kreta, sot është mbajtur seanca e dytë në Gjykatën e Apelit Penal të Selanikut. E reja humbi jetën në orët e para të 22 nëntorit 2022, ku një shqiptar drejtonte makinën që e përplasi për vdekje.

Ndërkohë që nëna e 21-vjeçares greke ka kërkuar nga drejtësia dënim maksimal për shqiptarin, duke deklaruar se ai po e drejtonte mjetin pa patentë dhe me shpejtësi maksimale.

Gjithashtu nëna e viktimës ka pretenduar para trupit gjykues në Selanik se i riu shqiptar ndodhej në Greqi në mënyrë ilegale dhe pa dokumenta.

“Në duar mbante një armë vdekjeprurëse, ishte i paligjshëm nga koka te këmbët. Godasim një kafshë dhe na vjen keq, ky njeri vrau një vajzë, një motër, një mbesë dhe thjeshtë iku nga vendi i ngjarjes”, u shpreh nëna e viktimës./JOQ/

NA NDIQ NË FACEBOOK