Shqipëri
Shkak soba e druve, përfshihet nga flakët shtëpia në Elbasan

Një banesë në Elbasan është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bathës, në banesën e shtetases D. H., 84 vjeçe. Shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë në sobën e druve. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com
















