Connect with us

Shqipëri

Shiste kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 25-vjeçari

Publikuar

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Qereka”.

I riu u vu në pranga pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ndaj tij, gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pasi siguronte në Krujë, kanabis, e shpërndante më pas në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë/abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK