Connect with us

Maqedoni

Rreth 30 mijë metra kub dru në vit priten pa leje

Publikuar

Rreth 30 mijë metra kub dru për ngrohje, priten në mënyrë ilegale në vend. Këtë e konfirmoi drejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, Valentin Gruevski, përcjell KlanM.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë Pyjore dhe kjo është një luftë e përditshme dhe e vazhdueshme kundër hajdutëve të drurit. Nuk mendoj se mund të zhduket shpejt dhe lehtë. Megjithatë, ajo që është inkurajuese janë veprimet më konsekuente të MPB-së. Luftën më të madhe këtu mund ta bëjë Ministria e Punëve të Brendshme. Veprimet e fundit që janë ndërmarrë në muajin e fundit japin shpresë se ai problem mund të çrrënjoset”, tha Gruevski në konferencën e sotme për shtyp për fillimin e fushatës së sivjetshme të pyllëzimit, raportoi Agjencia Mediatike Informative.

Gruevski konfirmoi se do të ketë mjaftueshëm dru për ngrohje dhe se pret që të mos ketë probleme me shpërndarjen e tyre.

“Do të ketë mjaft dru zjarri këtë vit. Nëpërmjet kompanive private që punojnë me ne, mendoj se dorëzimi i drunjve që është paguar për këtë vit është drejt përfundimit. Nuk do të kemi asnjë problem me dërgimin e drunjve. Edhe vitin e kaluar nuk kemi pasur asnjë problem. Gjithçka u krye në kohë”, tha Gruevski.

NA NDIQ NË FACEBOOK