Connect with us

Lajme

Rrahet nga persona të panjohur e grabitet – policia jep detaje

Publikuar

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga disa persona, shkruan Insajderi. Ai ka bërë me dije se pas sulmit i kanë grabitur një shumë parash…

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga disa persona, shkruan Insajderi.

Ai ka bërë me dije se pas sulmit i kanë grabitur një shumë parash dhe një telefon celular.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

“Rr. Ali Podrimja, Prishtinë 13.11.2023 – 17:40. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë (QKUK) pasi që i njëjti sipas tij është sulmuar fizikisht nga person-a të panjohur të cilët pas sulmit i kanë grabitur një shumë parash dhe një telefon celular, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK