Lajme
Rinia e BESËS pyet Taravarin: Ku i ke top 10 projektet për Gostivarin?

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA – Gostivar
“Edhe pse kryetari aktual nuk ka realizuar thuajse asnjë projekt të premtuar në zgjedhjet lokale, nga komuna pretendojnë se “po punojnë”. Duket se janë në gjumë të thell dhe shohin ëndrra se gjoja punojnë. Por punët që i bëjnë në ëndërra, nuk i zgjidhin problemet reale të qytetarëve.
Andaj Komunën e Gostivarit e shpallim si Komuna në Gjumë dhe i bëjmë ftesë kryetarit dhe përgjegjësve të tjerë të Komunës që të zgjohen nga gjumi dhe tja nisin punës me të vërtetë.
Ja dhe disa nga premtimet e Arben Taravarit gjatë fushatës parazgjedhore dhe vlerësoni të gjithë se sa “punon” Komuna:
• Rikontstruimi i rrugës Beliçica
• Bibloteka në parkun e qytetit
• Rregullimi i qendrës së qytetit dhe rritja e hapësirave të gjelbra
• Aqua Park
• Kompleksi Muzeor
• Ndërtimi i dy strehimoreve dhe zgjidhja e problemit të qenve endacak
• 3 Parkingje në kate
• Digjitalizimi I vendparkimeve















