Connect with us

Lajme

Raporti i afërt i Kurtit me ekspertin që do t’i bëjë buxhetit një gërryerje 90 mijë euroshe

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti si duket ka një afrimitet të kahmotshëm me Gani Jakpin, ekspertin që do t’ia gërryejë buxhetit të Kosovës 90 mijë euro vetëm për një vit. Ministria e…

Kryeministri Albin Kurti si duket ka një afrimitet të kahmotshëm me Gani Jakpin, ekspertin që do t’ia gërryejë buxhetit të Kosovës 90 mijë euro vetëm për një vit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Donika Gërvallës paguan 7500 euro në muaj, Gani Jakupin, si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’. Jakupi jeton në Spanjë por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’.

E me ‘këshilltarin e jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’ Gani Jakupin,i cili paguhet 90 mijë euro vetëm për një vit, Kurti ka një raport të afërt. Para 2 viteve kreu i Qeverisë kishte postuar një foto ku shihej me gruan e tij, dhe takimin e parë me tashmë të njohurin Gani Jakupin, ku madje edhe e ka cilësuar ‘mbresëlënëse’ veprën e këtij të fundit.

Në vitin tetor të 2021-tës, Kurti përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ kishte kujtuar kohën kur sapo ishte liruar nga burgu, duke treguar se vepra e Gani Jakupit e ka ndihmuar ta kuptojë jetën e popullit të Kosovës gjatë 1999-tës.

Ganiun fillimit e kam lexuar, e pastaj e kam takuar. I sapo liruar nga burgu dhe në kërkim të njohurive, për kohën që s’isha as në Kosovë dhe as i lirë vepra e tij mbresëlënëse “imazhi i fundit” (kthimi në Kosovë) , më funskioni aq mirë si kompenzim, duke më lënë të kuptoj gjendjen shpirtërore dhe përvojat jetësore të popullit tonë në Kosovën e lirë gjatë verës dhe vjeshtë së vitit 1999″, kishte shkruar Kurti gjatë 2021-tës, duke treguar afërsinë me Gani Jakupin.

Nga përshkrimet online që i bëhen z.Jakupi, referencën më të shpeshtë rreth tij, mund ta gjeni të përmbledhur kështu: ‘ai është një artist shumë-dimensional’.

I njëjti person që do merr pagë prej 7500 euro, para tre viteve në një intervistë kishte thënë se politika e Kosovës para ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë si biznes familjar.

Në Kosovën nuk jam interesuar për një arsye të thjeshtë. Deri me paraqitjen e VV-së ka qenë gjithmonë si ‘family business’. Politika ka qenë si ‘family business’. Janë marrë vesh ndërmjet vete qysh po i ndajmë gjërat, cila mu e cila ty, kush më shumë e kush më pak. Nuk po bëjë propagandë për VV-në. Por besoj është shumë e shëndetshme, jo vetëm për Kosovën“, kishte deklaruar ai për DESKUN në KTV në vitin 2020.

Madje ai kishe këshilluar se si të ‘kritikohet’ VV-ja.

Në njëfarë mënyre i kanë sha sa kanë mujt VV-në e tash duhet të bëjnë edhe politikë ama politikë të vërtetë. Është shumë mirë me e kritiku VV-në, por duhet argumente, duhet të jetë kritikë e vërtetë, e jo vetëm me sha e fye”, kishe pohuar ai po në atë intervistë.

Lajme3 minutes ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri2 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota3 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota3 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni4 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri4 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme5 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi6 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni6 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme6 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

NA NDIQ NË FACEBOOK