Connect with us

Shqipëri

Qeveria e re në Mal të Zi/ Andoni: Koalicioni nuk do e ketë ‘jetën’ e gjatë, keqardhje që shqiptarët ishin të përçarë

Publikuar

Analisti Ben Andoni thotë se qeveria e re në Mal të Zi, nuk do e ketë ‘jetën’ e gjatë, teksa shprehu keqardhjen që shqiptarët ishin të përçarë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Andoni deklaroi se veprimi i dy partive shqiptare, që votuan për një qeveri pro serbe dhe pro ruse, ishte pragmatist dhe ky pragmatizëm do t’i dënojë këto forca politike.

Sipas Andonit, e djathta ekstreme është gjithmonë e më e pranishme në vendet e Ballkanit.

“Besoj po vendosni një cak të asaj parregullsie që sot duket në vendet e Ballkanit. E djathta eksteme po afrohet gjithmonë e më shumë në Ballkan, e gjejmë në partitë që kanë orientime sllave ruse, dhe sllave serbe. E kemi parë, edhe në vende të BE të djathën ekstreme, e shikon në Perëndim të djathtën, por edhe dukshëm në vendet tona. Elementë të së djathtës ekstreme i ke në Serbi, Maqedoni e Veriut. Më vjen keq që në Mal të Zi u arrit të bëhet një koalicion që nuk do e ketë jetën e gjatë. Nuk e ka mbështetjen politike në vend.

Parlamenti i Malit të Zi është me 81 vende, konfigurimi i partive atje është interesant në dukje, ndikimi serb është shumë i madh.  Më vjen keq që edhe këtë herë, shqiptarët ishin të përçarë. Në dukje, duket vendim pragmatist, por shqiptarët kanë arritur të kenë komuna, kjo e bën faktorin shqiptar shumë interesant. Veprimi ishte pragmatist, do të dëmtojë identitetin shqiptar, i jep mundësinë partive pro ruse dhe pro serbe që të mbijetojnë. Pragamatizmi ka për t’i dënuar partitë shqiptare.

Po ta shikoni me kujdes, përgatitja për qeverinë, bisedimet kanë javë që bëhen. Ishte taktikë për t’i treguar presidentes së Komisionit Evropian që Mali i Zi po funksionon. Ne na intereson më shumë faktori shqiptar, vendosja e zotit Gjeloshaj dhe e të tjerëve në këtë koalicion dhe sjella e tyre në këtë qeveri. Do shihet se do të veprojnë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Do e shikojmë edhe në marrëdhëniet biletarale me Kosovën se si do të sillen, me Shqipërinë marrëdhëniet do të vazhdojnë”, theksoi ai./abcnews.al

 

Sport12 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë49 minutes ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë51 minutes ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme59 minutes ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme2 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri2 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë2 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme2 hours ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK