Connect with us

Lajme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren

Published

on

Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grupi ka njoftuar se dje në mbledhjen e Qeverisë u miratua marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren. “Në ditën…

Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grupi ka njoftuar se dje në mbledhjen e Qeverisë u miratua marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren.

“Në ditën e sotme festive të 28 nëntorit, vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare!”, tha ai.

Grubi tha se me këtë edhe zyrtarisht fillojnë procedurat për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Postimi i tij i plotë: