Bota
Publikohen pamjet kur reperja 27-vjeçare vret menaxherin në mes të rrugës
Reperja Key Vhani akuzohet për vrasjen e agjentit të saj më 9 tetor. Një kamera sigurie regjistroi momentin kur 27-vjeçarja qëlloi dhe vrau agjentin e saj në mes të rrugës në Miami, SHBA.
Në video, reperja shihet duke u përleshur me një burrë jashtë një makine të bardhë. Pak sekonda më vonë të dy fillojnë të përplasen me njëri-tjetrin ndërsa menaxheri 27-vjeçar del nga makina dhe i bashkohet sulmit ndaj Vhanit.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat amerikane, më pas reperja nxjerr një armë nga çanta dhe fillon të qëllojë drejt menaxherit të saj.
/GazetaSinjali/