Connect with us

Lajme

Prokurori i rastit të Astrit Deharit urdhëron intervistimin e Albulena Haxhiut për të sqaruar një status në facebook

Publikuar

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka kërkuar intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu  lidhur me një postim që ka bërë në Facebook lidhur me vdekjen e ish-aktivistit Astrit Dehari. Prokurori…

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka kërkuar intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu  lidhur me një postim që ka bërë në Facebook lidhur me vdekjen e ish-aktivistit Astrit Dehari.

Prokurori ka kërkuar nga ministrja që të jep sqarime lidhur me një postim të datës 05.11.2023 në të cilin ministrja ka deklarauar se “Provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet është vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur deri në fund këtë rast…”.

Lidhur me këtë kërkesë për intertvistim nga prokuroria ka reaguar ministrja Haxhiu. Sipas saj, ministrja nuk mund të marr përgjegjësi për punët që i takojnë prokurorit.

Ajo thotë se Afrim Shefkiu është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit e Astrit Deharit

Reagimi i saj i plotë:

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.

Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!

Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.

Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi.

Bashkëngjitur gjeni Autorizimin.

NA NDIQ NË FACEBOOK