Bota
Procesi i lirimit të pengjeve dhe armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të nisë nesër

IZRAEL- Procesi i rikuperimit të pengjeve nga Gaza pritet të nisë nesër, ka thënë ministri i jashtëm i Izraelit, Eli Cohen. 50 pengje do të lirohen gjatë një armëpushimi katërditor, sipas një marrëveshjeje të rënë dakord nga Hamasi dhe Izraeli në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ministri izraelit tha se grupi i parë i pengjeve do të lirohet nesër, por ai nuk tha se sa do të lirohen, shkruan Sky News. Ai gjithashtu nuk pranoi të konfirmonte raportet se procesi do të fillonte në orën 5 të mëngjesit.
Në këmbim të pengjeve, Izraeli ka rënë dakord të lirojë 150 gra palestineze dhe persona nën moshën 19 vjeç të mbajtur në burgjet izraelite.
Ndërkohë, është raportuar se armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit për të lejuar lirimin e disa pengjeve do të fillojë në orën 10 të mëngjesit me orën lokale nesër.






















