Lajme
Presidentja Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt në Tiranë: Gëzuar shqiptarë kudo që jeni
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori sonte pjesë në ceremoninë zyrtare të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Ajo me këtë rast ka…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori sonte pjesë në ceremoninë zyrtare të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Ajo me këtë rast ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë me rastin e kësaj feste të madhe kombëtare.
“Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e presidentit Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Shqipëri! Gëzuar shqiptarë kudo që jeni!”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, të pranishëm në ceremoni ishin edhe presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe të ftuar të tjerë.