Connect with us

Kosovë

Policia jep detajet të reja për grabitjen në Suharekë, fton qytetarët për ndihmë

Publikuar

më

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka sqaruar grabitjen e rëndë në Suharekë, ku si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime.

Sipas njoftimit të policisë, grabitje thuhet se ka ndodhur rreth orës 15:45, ndërsa policia i është përgjigjur menjëherë thirrjes.

“Sot me datë 22.11.2023 rreth orës 15:45 policia është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishte në zhvillim e sipër në një argjendari , në rrugën Brigada 123, në Suharekë. Policia me të marr informatën, konkretishtë patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërri shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur, posa patrulla policore ka mbërri në vend ngjarje të dyshuarit kanë shtën me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit ,ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit. Në ndërkohë kanë mbërri edhe përforicime të tjera policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë thirrje te qytetarët për të njoftuar për çfarëdo informacioni që mund të kenë lidhur me grabitjen e ndodhur sot

“Ftojm gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë cfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojn policinë. Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veqanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e policisë.

Shqipëri8 minutes ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme1 hour ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota2 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme2 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

Shqipëri3 hours ago

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

Maqedoni3 hours ago

Universiteti i Tetovës hap 1.965 vende për studime master – aplikimet deri më 6 nëntor

Lajme3 hours ago

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Kosovë4 hours ago

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë

Maqedoni4 hours ago

Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!

Shqipëri5 hours ago

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

Lajme5 hours ago

Kush është shqiptari i parë në krye të Këshillit të prokurorëve – barriera që u thye në kohën e VLEN-it

Lajme5 hours ago

Lajm i mirë nga Roma: Mjekët ia shpëtojnë syrin protestuesit Erjon Vishkulli

NA NDIQ NË FACEBOOK