Shqipëri
“Plasi bomba”/ Sherr në familje, shkak bëhet nusja. Çfarë ndodhi?

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, korrespondentia e Durrësit, Dhurata, ka ndarë një lajm të një sherri në familje, ku sipas saj, shkak ishte bërë nusja.
Dhurata: Përsa i përket një rasti tjetër Aldo, ka të bëjë me një sherr në një familje në fakt, por që bëhet shkak nusja, nusja e djalit. Si gjithmonë, nuset mbeten problem.
Aldo: Po pse çfarë bëri?
Dhurata: Po duke qenë që kjo dilte me shoqet e veta dhe nuk bënte punë sipas vjehrrës së saj, e kështu me radhë. Dhe ka ndodhur ky problemi i herëpashershëm saqë plasi bomba dhe tashmë, mesa mora vesh unë Aldo, e di që mund të ndahet çifti.
Aldo: Jo ore?!
Dhurata: Domethënë, kanë arritur deri në atë pikë, sa mund të ndahet çifti. Ndërkohë kanë 3 vite të martuar. Shyqyr Zotit nuk kanë fëmijë deri tani, që nëse ndodhë ndarja, të paktën të ndodhë në kohë, edhe mos të jenë gjëra më problematike. /tvklan.al















