Connect with us

Shqipëri

Pezullohet procesi për regjistrimin e statutit të Bashës

Publikuar

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur pezullimin për procesin në lidhje me regjistrimin e statutit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

Pezullimi, do të jetë i vlefshëm deri në një vendim të formës së prerë.

“Pezullimin e gjykimit të çështjeve civile me numër regjistri 1055,  datë 04/09/2023, me kërkures Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqëse snga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pala tjetër, Partia Demorkatike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, me objekt, pasqyrimin e statutit të Partisë Demokratike, në Kuvendin Kombëtar, 02/09/2023, deri në vendim të formës së prerë”,thuhej në vendimin e marrë nga gjyqtri Niko Rapi./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK