Connect with us

Shqipëri

Përmet, shoferi i linjës së transportit të nxënësve dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën

Publikuar

PËRMET- Shoferi i linjës së transportit të nxënësve ndalohet nga Policia e Përmetit pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të mitur. Ngjarja ka ndodhur sot ku nxënësja nga fshati Katundisht është ankuar tek mësuesja e saj në shkollën 9-vjecare “Kamber Bënja” ne Këlcyrë.

Përditë shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht. Ai ngacmonte përmes formave të ndryshme 14-vjecaren madje dhe fizikisht. Kjo situatë ka qenë e përditshme aq sa sot minorenia u ankua tek mësuesja kujdestare pasi kjo e fundit e pa duke qarë.

Menjëherë minorenia është çuar ne Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshmi nën prezencën e psikologut. Vete nxënësja ka rrëfyer momentet e sikletshme dhe ngacmimet seksuale qe i bënte shoferi i furgonit.

Pas kësaj është ndaluar shoferi i furgonit, i cili po mbahet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore te Policisë Gjirokastër derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK