Bota
Përmbyset autobusi me pasagjerëve në Amasya të Turqisë: 27 të plagosur

27 persona kanë mbetur të plagosur në aksidentin e ndodhur si pasojë e përmbysjes së një autobusi pasagjerësh në Amasya të Turqisë.
Nga informacionet e marra mësohet se autobusi i pasagjerëve me targë 06 AB 0174 me drejtues shtetasin Ercan E. është përmbysur në lokacionin Ağırovacık të autostradës Gümüşhacıköy-Hamamözü.
Me njoftimin në vendngjarje janë nisur ekipet e policisë, emergjencave shëndetësore dhe zjarrfikësve.
27 persona të plagosur janë nxjerrë nga autobusi dhe janë dërguar me ambulanca në spitalet përreth.





















