Lajme
Pamje/ Pas tri vitesh nis deratizimi në Prishtinë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadikm ka njoftuar se ka filluar procesi i eliminimit të brejtësve ose deratizimi vjeshtor i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve e garazheve publike…
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadikm ka njoftuar se ka filluar procesi i eliminimit të brejtësve ose deratizimi vjeshtor i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve e garazheve publike në lagjet e Prishtinës.
Ai tha se ky proces po fillon pas tre vitesh dhe se gjatë 10 ditëve të ardhshme do të realizohet deratizimi i bodrumeve dhe kanalizimeve në kryeqytet për të bërë eleminimin e brejtësve.
“Mbas 3 vjetëve po fillon procesi i deratizimit në kryeqytet, deratizimi është procesi i eliminimet të brejtësve të cilët duke preku ushqimet dhe gjërat tjera mund të jenë bartës të shumë sëmundjeve ngjitëse.
Gjatë 10 ditëve të ardhshme do të realizohet deratizimi i bodrumeve dhe kanalizimeve në kryeqytet për të bërë eliminimin e brejtësve.


















