Connect with us

Kosovë

Ngjarjet dramatike në Banjskë, Sonja Biserko paralajmëron Serbinë: Ja çka e pret nëse i refuzon dy kërkesat për Kosovën

Publikuar

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka deklaruar se incidenti i 24 shtatorit në Banjskë, ka ndryshuar rrënjësisht marrëdhëniet me Serbinë pasi ka nxjerrë në pah brishtësinë e rajonit dhe aspiratat e Serbisë.

Në një intervistë të shkurtër për gazetën “Bota sot”, ajo ka thënë se ngjarjet e fundit në Kosovë kanë ndryshuar në mënyrë dramatike atmosferën dhe qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare perëndimore ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë.

Ajo vlerëson se Perëndimi i ka intensifikuar kërkesat e tij për shkak të mundësisë që një sulm i ngjashëm si ai në Banjska të përsëritet.

closevolume_off
Sipas saj, nëse Serbia përsërit incidente si ai i Banjskës dhe nuk e respekton Marrëveshjen e Ohrit, do të shqyrtohet mundësia e revokimit të aksesit të Serbisë në fondet e anëtarësimit në BE apo edhe futja e kërkesave për viza.

Intervista e plotë:

Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian kanë miratuar pak ditë më parë një Rezolutë, ku kërkohet vendosja e masave ndëshkuese ndaj Qeverisë së Serbisë, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjska të Kosovës. Si e keni parë këtë lëvizje?

Ngjarjet e fundit në Kosovë kanë ndryshuar në mënyrë dramatike atmosferën dhe qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare perëndimore ndaj Ballkanit Perëndimor dhe konkretisht Serbisë. Reagimi i shpejtë i Perëndimit ndaj aktit terrorist në fshatin Banjskë ka ekspozuar politikën dyfishe të Serbisë dhe dështimin e politikave perëndimore të zbutjes dhe tolerancës ndaj Serbisë. Në një farë mënyre, kjo ngjarje veproi si një thirrje zgjimi për BE-në, SHBA-në dhe NATO-n.

Perëndimi i ka intensifikuar kërkesat e tij kryesisht për shkak të mundësisë që një sulm i ngjashëm si ai në Banjska të përsëritet dhe ndërgjegjësimit për pasojat e mundshme që një zhvillim i tillë mund të ketë në rajon. Kjo reflektohet në çdo deklaratë të re në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Mesazhet për Beogradin janë bërë më të mprehta dhe më të sakta. Atmosfera ka ndryshuar dhe ka gjithnjë e më shumë thirrje për veprime konkrete, kryesisht një kërkesë që Beogradi të dënojë fuqishëm dhe pa mëdyshje incidentin e fundit të armatosur dhe të angazhohet për të parandaluar përsëritjen e tij. Të dyja palëve u kërkohet të angazhohen më seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Në një seri vizitash nga zyrtarë të lartë të BE-së, ishte edhe ajo e Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, e cila përsëriti mesazhet e dëgjuara më parë – se Perëndimi nuk do të tolerojë më “incidente si ato në Banjskë” dhe foli për njohjen de facto të Kosovës, d.m.th., pritet zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Askush nuk ka specifikuar se çfarë do të pasojë nëse Serbia refuzon këto kërkesa. Megjithatë, janë bërë sugjerime, si mundësia e revokimit të aksesit të Serbisë në fondet e anëtarësimit në BE apo edhe futja e kërkesave për viza.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK