Connect with us

Maqedoni

Nga 1 dhjetori dy orë tarifë e lirë e rrymës

Publikuar

më

Grupi i parë dhe i dytë i shfrytëzuesve, që shpenzojnë më pak energji elektrike, nuk duhet të brengosen për çmimin. Këtu përfshihen rreth 98% e qytetarëve, pohojnë nga Qeveria. Intervenime duhet të ketë në bllok tarifën e tretë dhe të katër ku janë shfrytëzuesit më të mëdhenj që shpenzojnë më shumë. Drejtori i Agjencisë për energjetikë, për TV21 theksoi se shteti ka treguar se nuk do të ketë tronditje enorme në çmimin e rrymës.

“Nga fundi i këtij muaji, EVN Home do të shpallë tender në të cilin EMV do të ofrojë sasinë dhe çmimin që e posedon. Në mënyrë shtesë Komisioni energjetik do të vërtetojë tarifat për shpërndarjen dhe transmetimin ndaj MEPSO-s dhe MEMO-s”, tha Dario Nikollovski, drejtor i Agjencisë për Energjetikë,

Komisioni Rregullatorë do të ketë mundësi që të intervenojë në çmimin e EVN Home.

“Komisioni rregullator do të mund të intervenojë, pasi që do të shqyrtojë të gjithë parametrat në bazë të cilave EVN Home e ka sjellë çmimin. Në mënyrë praktike qëllimi është i njëjtë, është ndryshuar vetëm mënyra, e cila është në përputhje me vlerat europiane”, shtoi Nikollovski.

Ajo që është e sigurt është se nga 1 dhjetori fillon tarifa e lirë e energjisë elektrike. Amvisëritë do të mund të shfrytëzojnë tarifën e lirë nga ora 13 deri në orën 15 gjatë ditës. Praktika ka dëshmuar se muaji dhjetor është më i ftoftë dhe andaj kjo tarifë vendoset në dispozicion të qytetarëve.

Bota2 minutes ago

Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që udhëhoqi Listën Studentore në Serbi dhe rrëzoi Vuçiçin

Lajme12 minutes ago

Nga mesnata ulen çmimet e benzinës për 5 denarë, dizeli mbetet i pandryshuar

Lajme32 minutes ago

Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumit është të pasqyrojë shpenzimet reale të qytetarëve, jo të paraqesë shifra më të ulëta

Kosovë42 minutes ago

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Lajme51 minutes ago

Shasivari synon mbështetje konkrete nga Katari për modernizimin e drejtësisë

Lajme2 hours ago

Bekim Sali takon ambasadoren e re çeke, fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian

Maqedoni2 hours ago

Nafta arrin në 116 dollarë për fuçi, pritet vendimi për çmimet e reja të karburanteve!

Lajme2 hours ago

Kasami për humbjen e Vuçiçit: Ndryshimi politik në Serbi është lajm i mirë për rajonin

Shqipëri2 hours ago

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

Lajme3 hours ago

Pas vrasjes së Arlindës, VV-ja kërkon komision hetimor dhe seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Maqedoni4 hours ago

Bozhinovska përballë interpelancës: Levica kërkon llogari për borxhet dhe menaxhimin e energjetikës

Lajme4 hours ago

Mbi 31 milionë euro në gjashtë muaj janë mbledhur nëpër pikëpagesat rrugore në Maqedoni!

NA NDIQ NË FACEBOOK