Sport
Nevoja për mbrojtës, Milani piketon kapitenin e skuadrës angleze
Stefano Pioli ka nevojë për përforcime në mbrojtje, si pasojë e shumë dëmtimeve në repartin e prapavijës së Milanit.
Kuqezinjtë kanë humbur në ndeshjen me Napolin shërbimet e Kalulut dhe Pellegrinos, teksa probleme fizike ka edhe Simon Kjaer.
Caldara gjithashtu vijon të jetë i dëmtuar. Drejtuesit e “Djallit” po studiojnë pistën Lloyd Kelly për merkaton dimërore.
25-vjeçari anglez është kapiteni i Bournemouth në Premier League, teksa përveç qendrës mund të mbulojë edhe rolin e mbrojtësit të majtë.
Kelly ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Ai ua ka bërë të qartë drejtuesve të Bournemouthit se nuk do të rinovojë.
Kështu që Milani mund të sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit nga Bristoli në janar për një çmim të arsyeshëm.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Mitaj eliminon Dakun nga Kupa, ndërrim fanellash dhe përqafim mes kuqezinjve
- D’Aversa promovon Berishën: Medoni ishte më i miri në fushë në sfidën Lecce-Parma
- U bashkua në verë me Brighton, talenti në pronësi të Barçës drejt Arabisë Saudite
- Real Madrid “sulm total” për Davies, 50 milionë euro gati për Bayern Munich
Por, kuqezinjtë duhet të fitojnë garën me Liverpoolin, klub që gjithashtu është i interesuar për Kellyn.
Mbrojtës të tjerë në listën e drejtuesve të klubit italian janë 21-vjeçari Maxime Esteve (Montpellier) dhe 19-vjeçari Konstantinos Koulierakis (PAOK).
The post Nevoja për mbrojtës, Milani piketon kapitenin e skuadrës angleze appeared first on SuperSport.