Connect with us

Lajme

Nesër priten reshje të dendura shiu dhe mundësi për vërshime

Publikuar

më

Reshjet lokalisht pritet të fillojnë gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa intensifikim i tyre pritet gjatë pjesës së parë dhe të dytë të ditës, duke mos përjashtuar mundësinë që…

Reshjet lokalisht pritet të fillojnë gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa intensifikim i tyre pritet gjatë pjesës së parë dhe të dytë të ditës, duke mos përjashtuar mundësinë që të shkaktojnë vërshime në lokalitete, sidomos në ato zona që janë më të prirura. Në zonat e larta malore priten reshje bore.

Ky sistem do të jetë i shoqëruar edhe me masa të ftohta ajrore, me ç’rast do të sjellin edhe ulje të theksueshme të temperaturave, me maksimale prej 10 deri në 14°C. Vlerat më të larta do të regjistrohen në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të vijojë ulja e tyre.

Gjatë natës e deri në mëngjesin e së enjtes pritet kthjellim i motit, kështu, temperaturat do të pesojnë ulje te mëtejshme, duke zbritur deri në 0°C në shkallë vendi.

Në mëngjesin e së enjtes mund të krijohen kushte për mjegull nëpër ultësira dhe lugina, ndërsa dita do të vijojë kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të mbesin thuajse konstante me ato të ditës së mërkurë.

Nga dita e premte përkeqësim gradual i motit, ku pritet shtim i vranësira dhe reshje lokale shiu, më të intensifikuara të shtunën, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Po ashtu do të ketë fuqizim të erërave nga jugperëndimi në pjesën më të madhe të vendit, me shpejtësi prej 15-80 km/h!

Të dielen parashihet mot me diell dhe vranësira, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar. Megjithatë, temperaturat do të vazhdojnë të mbesin thuajse të ngjashme, me maksimale prej 10 deri në 14°C, përderisa ato të mëngjesit mund të hyjnë në vlera negative. /MeteoKosova/

Lajme17 minutes ago

Rrahja e dy shqiptarëve në festën e Flamurit, reagon edhe Abdulselam Selami

Maqedoni21 minutes ago

Një orë punë vlen sa një gjevrek dhe një jogurt! Paga minimale nuk mjafton as për të përballuar shpenzimet e jetesës

Lajme36 minutes ago

Ministri Sedat Sulejmani fton në takim sindikatat e kulturës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shqipëri43 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë, rritet pjesëmarrja në votime! Sánchez dhe rivali i tij përballen me mesazhe të forta!

Lajme49 minutes ago

BDI: Të identifikohen dhe të ndëshkohen menjëherë komitët që rrahën dy punonjës shqiptarë të Higjienës Komunale!

Maqedoni52 minutes ago

Bora lë dhjetëra vendbanime pa energji elektrike, ekipet në terren – rrugët po pastrohen

Maqedoni1 hour ago

Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e konsumojnë!

Maqedoni1 hour ago

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

Kosovë2 hours ago

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Lajme2 hours ago

Rrahja e dy punonjësve të Higjienës Komunale, reagon zv ministri i Brendshëm, Astrit Iseni

Lajme2 hours ago

MPB: 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, tre persona privohen nga liria

Lajme2 hours ago

15 “Komitë” sulmojn dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

NA NDIQ NË FACEBOOK