Connect with us

Shqipëri

Me lot në sy/ Ilir Konomi kujton raportimin e fundit te “Zëri i Amerikës”: M’u dridh zëri, ishin 3 dekada punë

Publikuar

“Nuk e përmbajta dot veten. M’u dridh zëri. Ishin tre dekada punë në media”, thotë gazetari i njohur Ilir Konomi për daljen e fundit në “Zërin e Amerikës”.

Me lot në sy, ai zbuloi në emisionin “Pas Mesnate” se në Amerikë pati fati të mësonte cilësitë që duhet të ketë një gazetar i vërtetë.

“Gazetaria  është një pasion i madh për mua dhe unë pata fatin që ta ushtroja në Amerikë, ku atje i bombarduar nga një gazetari kërkuese dhe etike. Ka shumë etikë gazetaria në Amerikë. Jam shumë me fat që mësova cilësitë që duhet të ketë një gazetar për të arritur te e vërteta”.

Sakaq, si momentin më të veçantë të karrierës së tij, Konomi konsideron raportimin pas tankeve të NATO-s në Kososvë.

“Unë kam qene në Kosovë në vitin 1999. Më 12 qershor kur trupat e NATO-s hynë  në Kosovë, unë isha mbrapa trupave të NATO-s dhe nuk mund të dilja përpara tyre, kuptohet. Isha bashkë me disa gazetarë të tjerë dhe ishte një gjë dramatike. Kemi bërë një rrugë nga Hani i Elezit deri në Prishtinë, 7-8 orë ishte rruga. Ne ndiqnim tanket e NATO-s dhe ishte një eksperiencë emocionuese dhe e vështirë. Unë raportoja për ‘Zërin e Amerikës’ me një telefon satelitor dhe njerëzit kur më shikonin habiteshin që shikonin më në fund një gazetar të ‘Zërit të Amerikës’ që ishte pranë tyre. Ishte një gjë shumë emocionuese për ta dhe për mua.

Gazetaria ma ka bërë jetën shumë të bukur, sepse thelbi i saj është kërkimi i së vërtetës”./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK